Autoritetet lokale në Mitrovicën e Veriut kanë hequr sot shkronjat cirilike të simbolit të qytetit “Mitrovica”, duke i zëvendësuar ato me shkronja latine, së bashku me logon e re të komunës.
Po ashtu, në palestrën sportive të qytetit po realizohen punime për përmirësimin e infrastrukturës, e ku ulëset e vjetra, me ngjyrat e flamurit të Serbisë, po zëvendësohen me ulëse të reja me ngjyrat e qytetit, gjelbër e bardhë, duke krijuar kësisoj një ambient më modern dhe të përshtatshëm për aktivitete sportive.




Të tjera
“Serbia mafioze”: Dokumentari francez zbulon lidhjet e errëta mes shtetit, huliganëve dhe krimit të organizuar serb
Dëgjimi i muzikës i bën stërvitjet më të kënaqshme
5 shenjat e burrit që nuk tradhëton