Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm Fehmi HOTI dhe Atasheun Kimberly Riffe, DOJ-ICITAP pranë Ambasadës Amerikane vizituan veriun e vendit, gjegjësisht njësitet policore të Policisë Kufitare dhe ata të rendit publik në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë ku më 24 Shtator 2023 u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Hoxha bisedoi me zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se delegacioni nga Prishtina, u prit edhe nga zëvendësdrejtori i drejtorisë rajonale policore në Mitrovicën veriore, Veton Elshani, i cili njoftoj eprorët e PK-së rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit.
Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Policisë me bashkëpunëtor vizitoi dhe vuri kurorë me lule, në vendin e rënies së heroit të Kosovës Enver Zumberit.



Të tjera
Gjashtë pajisje shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur janë të fikura
Ushqimet që duhet të hani për një shikim më të mprehtë
5 rregulla në çift që të ndiheni “të lirë”