Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e diasporës në zhvillimin e vendit dhe në proceset e vendimmarrjes, duke vlerësuar kontributin e bashkëkombasve jashtë Kosovës si të pazëvendësueshëm.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se, së bashku me kandidatin e Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, kanë pritur në takim kandidatët nga diaspora, Tahir Çitaku dhe Nezir Gashi.
Sipas Haradinajt, Tahir Çitaku është aktivist shumëvjeçar në Basel të Zvicrës dhe kandidati i parë shqiptar për Parlamentin e Bazelit në vitin 2008, me kontribut politik, humanitar dhe sportiv për Kosovën.
Ndërkaq, Nezir Gashi, nga Qupeva e Klinës, kandidon për herë të dytë në listën e Aleancës nga nëndega e Lörrach në Gjermani.



Të tjera
Shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s parashikohen të kalojnë 1.8 trilion dollarë në vitin 2026
5 punët e shtëpisë që mund t’i bëjnë fëmijët e vegjël
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma