Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative nën dyshimin për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri, ku jeton i njëjti. Është rekomanduar edhe suspendimi i tij.
“IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.



Të tjera
30 gjëra që mund t’i bëni kur jeni i stresuar
Muriqi nga minuta e parë ndaj Villarrealit
Putin sugjeron se luftës në Ukrainë “po i vjen fundi”