Uji është një element i rëndësishëm jetësor. Në mënyrë që trupi të funksionoj si duhet është e nevojshme që të merret sasia e duhur e ujit. Në rastet që organizmi nuk merr sasinë e duhur të ujit shfaqen disa shenja që tregojnë mungesën e tij.
Goja qëndron e thatë
Nëse ndjeni që ju është tharë fyti, konsumoni ujë menjëherë. Pirja e ujit lubrifikon gojën dhe fytin dhe e mban më të freskët.
Lëkura është e thatë
Lëkura e tharë është një nga shenjat e para të dehidratimit, të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme më të mëdha. Nëse doni të ndaloni tharjen e lëkurës, gjëja e parë që duhet të bëni është të pini më shumë ujë.
Keni dhimbje shpine
Kockat përbëhen nga rreth 80% ujë. Uji është një nevojë për t’i mbajtur kockat tona sa më të hidratuara, sepse kështu mund të ecim vrapojmë dhe kërcejmë pa asnjë pengesë.
Ndiheni të lodhur
Kur trupi është i dehidratuar ai “huazon” ujë nga gjaku juaj. Mungesa e gjakut të hidratuar shkakton mungesë oksigjeni. Natyrisht mungesa e oksigjenit na bën të ndihemi të përgjumur dhe të lodhur.
Keni probleme me tretjen
Pa hidratimin e duhur fillon dëmtimi i brendshëm nga acidi i stomakut. Nga kjo shkaktohet mostretja në mënyrën e duhur.



Të tjera
Çfarë i duhet çdo skuadre për të arritur në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026
Lamine Yamal merr një dhuratë speciale para udhëtimit drejt Meksikës për Botërorin 2026
Gilberto Mora hyn në histori të Meksikës dhe Kupës së Botës me rekordin e tij