Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Gjykatësi i Dhomave të Specializuara, Nikola Giju ka dhënë dorëheqje si gjykatës i Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

Kështu u bë e ditur në njoftimin për media të lëshuar nga Gjykata Speciale.

“Më 6 qershor 2024, gjykatësi Nikola Giju i dorëzoi Kryetares dorëheqjen si gjykatës i Regjistrit të Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Dorëheqja e gjykatësit Giju vjen pas zgjedhjes së tij si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe marrjes së detyrave atje”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se kryetarja Trendafilova e përgëzoi gjykatësin Giju për zgjedhjen dhe i shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmbushjen e mandatit të DHSK-së me, ndër të tjera, punën e tij si Gjykatës i Procedurës Paraprake dhe Gjykatës i Vetëm.