Yllit të kombëtares, Elseid Hysajt, iu bë një kryqëzim në rrjet pas gjestit që bëri në ndeshjen e parë me Italinë.
U bënë reagime të shumta në lidhje me këtë, por pati nga ata edhe që e mbështetën.

Ai thekson se askush nuk mund t’ia hedhë poshtë kontributin që ka dhënë për kombëtaren.
“Ec përpara Elseid Hysaj, askush nuk mund të ta hedh poshtë kontributin që ke dhënë dhe po jep për kombëtaren”, u shpreh ai.
Futbollisti i famshëm po ashtu përmes rrjeteve sociale u ka kërkuar falje të gjithëve për gabimin e bërë.
“Nga ana tjetër falënderoj përzemërsisht të gjithë tifozët e panumërt që më kanë dërguar mesazhe konfortimi në forma të ndryshme. I pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve anë e mbarë të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër”, tha ai ndër të tjera.




Të tjera
FFK cakton datën e fillimit të Superligës dhe Ligës së Parë për sezonin 2026/27
LVV paralajmëron zgjedhje të brendshme gjatë këtij viti
Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën