DJ dhe producenti legjendar Tomcraft, emri i vërtetë Thomas Bruckner, ka vdekur në moshën 49-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij.
Në një postim të shpërndarë në profilet e tij në rrjetet sociale, familja njoftoi lajmin e hidhur.
“Me zemër të thyer ju njoftojmë se më 15.07.2024 ka ndërruar jetë babai dhe bashkëshorti ynë i dashur. Ne do t’ju mbajmë përgjithmonë në zemrat tona dhe do t’ju duam derisa të bashkohemi. Sinqerisht familja juaj”, thuhet në postim.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar.
Karriera e tij filloi në vitin 1995 kur themeloi “Kosmo Records”, ku në të njëjtin vit publikoi këngën “This is no House”, e cila konsiderohet klasike në historinë e muzikës elektronike.

Me këngën “Silence” në vitin 2000, ai shënoi sukses të madh dhe është ndër TOP20 këngët më të shitura në Gjermani. Tashmë në 2003, Tomcraft arriti në krye, listën nr.1 të shitjeve në Angli.
Ai është i njohur për publikun e gjerë për hitin “Loneliness”, me të cilin arriti në shumë toplista botërore në vetëm një javë në vitin 2002.

Gjatë karrierës së tij, Tomcraft performoi në të gjithë botën.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime