Karabinierët italianë, të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, kanë zhvilluar patrulla në Mitrovicën e Veriut, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, këto patrulla kontribuojnë në praninë e dukshme dhe të vazhdueshme të KFOR-it në terren dhe rritin ndërgjegjësimin në të gjithë rajonin, njëkohësisht ndihmojnë për ambient të sigurt.
“Përpjekjet e tilla pasqyrojnë angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe përkrahjen e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë transparente dhe të paanshme”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7-së
Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës
Nuk hani perime, gjenet mund të jenë fajtore