Kastrati: Noti në Ujman shfaq realitetin e mjerimit të prodhuar nga Kurti

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar notin e qyetarëve në Liqenin e Ujmanit si një simbol i mjerimit të shkaktuar nga qeveria aktuale.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet t’i heqim prangat e mjerimit që Kurti ua ka vendos disave në kokë.

“Nuk na duhet çlirimi nga Serbia sepse e kemi realizuar në 1999-tën. Na duhet ti heqim prangat e mjerimit që Kurti ua ka vendos disave në kokë! Ky është çlirimi i individit. Çlirimi ynë i vërtetë!”, ka shkruar ai.

Ndërsa ka thënë se në Kosovë nuk ka asnjë investim të huaj, por ka sanksione, ndërsa ka thënë se Shqipëria në anën tjetër pret mijëra turistv, realizon vepra madhështore në infrastrukturë dhe hap bazën të NATO-s në Kuçovë.

Postimi i plotë i tij:

1.

Në Kosovë asnjë investim i huaj. Sanksione 500 milion euro.

Ndërsa, militantët e mjerë e quajnë sukses të Kurtit realizimin e spoteve elektorale të VV-së me disa barkëmëdhenjë me brekë ” Speedo” duke notuar në Ujman me goma të brendshme të traktorëve (nën vëzhgimin e policisë);

2.

Shqipëria hap bazë të NATO-s në Kuçovë, pret miliona turistë dhe realizon vepra madhështore në infrastrukturë si ura gjigante në Kukës, tuneli fantastik i Llogarasë, etj;

3.

Serbia nënshkruan marrëveshje për litiumin me kancelarin gjerman Olaf Scholze dhe BE-në që do ti sjell fitime me miliarda ekonomisë serbe.

Serbia organizon ushtrime ushtarake me SHBA. Në Serbi kanë investuar mijëra vende pune kompani gjermane, amerikane, italiane, turke, të Emirateve Arabe, etj;

Noti në Ujman shfaq realitetin e mjerimit të prodhuar nga Kurti. Ky është mjerimi që po na troket te dera çdo ditë dhe që ka pllakosur kogja mendje njerëzore në Kosovë.

Posa del nga dera e shtëpisë mjerimin që ka sjell Kurti e sheh të skalitur në ballin e shumë njerëzve.

Disa nga ta të tharë nga fukarallëku e nga vuajtjet që ju shkakton qeverisja e Kurtit i duartrokasin notit të barkëmëdhenjëve me goma të traktorëve në Ujman duke e cilësuar si ” akt çlirimi” nga Serbia.

Ky është mjerimi i Kurtit që ka pllakosur njeriun e thjeshtë të Kosovës!

Ky është mjerimi që po i shkakton plagë thellë e më thellë qytetarëve të Kosovës! Ky është mjerimi që ka sjellur Kurti!

Nuk na duhet çlirimi nga Serbia sepse e kemi realizuar në 1999-tën. Na duhet ti heqim prangat e mjerimit që Kurti ua ka vendos disave në kokë! Ky është çlirimi i individit. Çlirimi ynë i vërtetë!