KESCO iu ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve për kursim të energjisë elektrike dhe bashkëpunim, në një periudhë kur konsumi është shumë i lartë dhe sistemi është nën ngarkesë.
Siç thuhet në një njoftim të KESCO, stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm për jetën e përditshme, por edhe për procese të rëndësishme në vend, përfshirë zgjedhjet nacionale.
“KESCO po operon me kapacitete të shtuara, veçanërisht në Qendrën e Thirrjeve, për t’iu përgjigjur secilit konsumator. Në raste të ndërprerjeve më të mëdha, thirrjet janë të shumta dhe kërkohet mirëkuptim për kohën e pritjes”, thuhet më tej në njoftim.



Të tjera
3 gjuhët që fëmijët duhet t’i mësojnë
Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kandidojë për deputete
Shpërthen ish-deputeti i LDK-së: ‘Zgjedhjet nuk fitohen duke futur në listë prostituta politike, maniak seksual e shërbëtor të PDK-VV’