Faton Klinaku nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së po e vlerëson si mashtrim të Qeverisë së Kosovës ngritjen prej 20% të të gjitha kategorive pensionale në vend.
”Duke marr parasysh se veteranët e luftës janë lidhë me pagën minimale dhe krahas së rritjes së pagës minimale është dashur që të rritet edhe pensioni i veteranit” tha ai.
Klinaku thotë se pensioni i veteranit të UÇK-së ka qenë dashur të ngritet krahas pagës minimale, por që sipas tij Qeveria Kurti i ka hequr nga paga minimale këtë kategori dhe se për të, kjo rritje është duke u bërë për shkak të fushatës elektorale.
”Kjo Qeveri i ka hequr nga paga minimale veteranët e luftës dhe këtë rritje që po e bën e që i bie pensioni i veteranit rritet për 34 euro, e që shkon në 204 euro, në vend që tash të ishte 360 euro pensioni, i bie që kjo Qeveri ka qenë dhe është kundër kategorive të luftës. Kjo rritje po bëhet për fushatë elektorale, por votuesi nuk duhet mashtruar sepse kjo Qeveri as nuk është përkujdesur për veteranët po ka qenë gjithmonë kundër”, tha Klinaku.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë