Kongresistja amerikane Anna Paulina Luna u zotua të hetojë pretendimet për “turistë snajperë” që kanë shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë për të vrarë civilë të pafajshëm gjatë Luftës së Bosnjës në vitet 1990 dhe të përcaktojë nëse kanë marrë pjesë amerikanë.
“Sa i përket të ashtuquajturit ‘turizëm vrasës kam hapur një hetim mbi këtë çështje dhe jam në kontakt me Konsullatën e Bosnjës si dhe Ambasadën Italiane,” , shkroi kongresmenja Anna Paulina Luna në platformën amerikane X.
Deklaratat e saj pasojnë raportet se Italia po heton pretendimet se forcat serbo-boshnjake organizuan “safari njerëzore” për vizitorë të pasur në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës 1992-1995.
The post Kongresistja amerikane: Të hetohet rasti me snajperët në Luftën e Bosnjës appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Sporti ndihmon në përmirësimin e shikimit
Izr@eli i jep SHBA-së tokë palestineze të konfiskuar për ndërtimin e ambasadës amerikane në Kuds për 1 dollar
Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për kr*ime në Kosovë, jo për politikë