Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se është momenti më e i thirr përgjegjësisë pasi vendi nuk e ka luksin të mbetet në këtë bllokim.
Ai tha se Kosova duhet me i pas urgjentisht institucionet dhe se rajoni, bota është në trazim.
“Po shpresoj që po hargjohen të gjitha këto mundësi, momenti është me i thirr përgjegjësisë…”, tha ai.
Limaj tutje shtoi se duhet qeveri që i jep dinamikë ekonomisë. Sipas tij, gjendja ekonomike në Kosovë nuk ka qenë kurrë më keq.
“Duhen urgjentisht të marrim përgjegjësi për ta rilëvizur ekonominë e Kosovës, diplomacinë e Kosovës kështu shteti merr përgjegjësitë që i takojnë”, tha ai.tg.



Të tjera
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Modric flet për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi: Nuk duhet të më telefonojë
Vuçiq thotë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars