Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në operim pas sanimeve intensive.
KEK-u tha se punimet kanë përfunduar rreth orës 15:30m kur edhe filloi procesi i shartimit të njësisë, ndërsa në ora 18:39, njësia u sinkronizua me rrjetin elektroenergjetik dhe aktualisht, sipas tyre, është në gjendje të plotë funksionale.
“Punimet kryesore të realizuara gjatë kësaj periudhe përfshijnë: Sanimi i rrjedhjeve në kaldajë, me ndërrimin e rreth 30 gypave të dëmtuar në nivele të ndryshme; Sanimi i rrjedhjeve në kondenzator, me eliminimin e rreth 410 gypave me rrjedhje; Intervenime në skarën 1 dhe 2, me qëllim përmirësimi të performancës së djegies; Riparime në barrierën termike të pompës furnizuese PF1; Sanimi i defekteve në filtrin elektrik, në 7 nga 8 fushat e tij, me angazhim të pandërprerë teknik”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Sipas KEK-ut, njësia B1 e Termocentralit Kosova B, bazuar në një fotografi, po prodhon 245.2 megavat në orë.



Të tjera
Rritet buxheti për Komitetin Paralimpik të Kosovës për vitin 2026
Këto janë simptomat që paralajmërojnë për atak kardiak te femrat
Arteta e paralajmëron Simeonen: Në fushë si bisha