Kurti merr pjesë në varrimin e Yllka Fejzullahut, e cilëson humbje të madhe

Kurti merr pjesë në varrimin e Yllka Fejzullahut, e cilëson humbje të madhe

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të drejtoreshës së Arsimit në komunën e Shtimes, Yllka Fejzullahu, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve, kolegëve në komunë dhe qytetarëve të Shtimes, duke e kujtuar të ndjerën si një person dashamirës, aktiviste të mençur dhe të palodhshme.

Ai theksoi se që nga njohja me Yllka Fejzullahun, ajo nuk është ndalur asnjëherë së punuari dhe vepruari, duke mos kursyer veten në angazhimet e saj, si në Lëvizjen Vetëvendosje, ashtu edhe në shoqëri e institucione.

Sipas kryeministrit, vdekja e saj përbën një humbje të madhe jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë vendin.

Yllka Fejzullahu ka shërbyer si kryetare e organizatës “Gratë për Vetëvendosje”, ndërsa më herët ka qenë këshilltare e ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe asambliste në komunën e Shtimes.