Kurti nga Prizreni: Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’

Kurti: Opozita po vazhdon me bllokimin e shtetit, duke e parë si pronë të pakicës dhe privilegj për pushte

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Kryetari i saj dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është pritur nga një numër i madh qytetarësh në sallën e stërmbushur.

Në fjalimin e tij, Kurti ka kritikuar opozitën, duke i quajtur “bllokues të shtetit” dhe duke thënë se ata e shohin shtetin si pronë të një pakice dhe si privilegj për pushtet.

“Ne kemi dëshmuar që shteti mund të jetë për të gjithë dhe që mund të punohet për të gjithë, prandaj gjithnjë e më shumë po bashkohemi për shtetin,” tha Kurti.

Ai shtoi se ekzistojnë dy qasje ndaj shtetit: njëra që e sheh shtetin si të përbashkët, si mjet për drejtësi, zhvillim dhe dinjitet, dhe tjetra që e trajton atë si pronë të pakicës dhe privilegj për pushtet.

“Është krejt absurde të kërkosh votën e qytetarëve duke bllokuar punën e qeverisë dhe pastaj të kërkosh sërish besimin e tyre,” u shpreh Kurti.