Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, i cili do të mbahet të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Kurti tha se zgjedhjet kanë qenë të panevojshme, por theksoi se votimi tashmë është i domosdoshëm. Ai u shpreh se fushata po i afrohet fundit dhe se përmbyllja e saj do të jetë madhështore.
Kurti ftoi qytetarët që të bashkohen në tubimin që do të mbahet të shtunën, duke filluar nga ora 20:30, në hapësirën prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
“Ju ftoj krejtve në tubimin tonë në Prishtinë. Ejani nesër, ditë e shtunë, prej orës 20:30, në hapësirën prapa Pallatit të Rinisë. Ju dua fort e mirupafshim”, ka deklaruar Kurti.



Të tjera
Recetë: Vezë të mbushura me djathë dhe speca
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është i domosdoshëm