Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të dielën një zyrtar policor në Fushë Kosovë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”.
Ai është suspenduar dhe ndaj tij është urdhëruar masa e ndalimit policor.
Sipas njoftimit të IPK-së, i dyshuari është zyrtar i njësisë për Mbrojtje të Afërt dhe rasti dyshohet se ka ndodhur derisa i njëjti ishte jashtë detyrës zyrtare.
Personi i arrestuar është Ismet Vrellaku.
Polici i arrestuar “dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të kanë qenë në detyrë”.
“Dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.
Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë