Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka lavdëruar së fundmi Serbinë, duke thënë se ajo i është përmbajtur dialogut me Kosovën. Ai e inkurajoi të njëjtën, të vazhdojë kështu edhe më tej.
“Serbia i përmbahet dialogut dhe kjo është qasja korrekte. Dialogu i ka të gjitha elementet që mund të zgjidhin të gjitha problemet. Të gjitha këto çështje duhet të zgjidhen me dialog”, ka thënë ambasadori.
Hill përkujtoi se SHBA-të e kanë thënë qartë se çfarë mendojnë se duhet bërë për urën në Ibër, si dhe për formimin e Asociacionit.
“Ne dërguam mesazhe shumë të qarta. Ne ishim shumë të qartë se ata që devijojnë nga dialogu devijojnë nga politika jonë. Serbia punoi shumë për këtë, bëri mirë duke iu përmbajtur dialogut. Unë do ta inkurajoja Serbinë të vazhdojë kështu”, ka deklaruar Hill.
Atij për këto deklarime, i ka reaguar gazetari shqiptar Andi Bushati.
“Sa zili i kam ata që mendojnë se fati i duhet lënë në duar miqve ndërkombëtarë.
Me miq si ky, dihet se ku përfundon”, ka shkruar Bushati në një postim në Facebook.
Të tjera
Në arrati prej 2 muajsh, motrat Berisha strehohen në Dubai, si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur
“Ju thash’ vllazni, e bash qata m’vranë…”, Bardhi rrëfen vështirësitë ekonomike në këngën e re
Kosova krah Izraelit, mesazh i fuqishëm për Brukselin: Serbia nuk mund të…