Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me Presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.
Gjatë takimit, Abdixhiku u informua për iniciativën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për themelimin e Bordit të Paqes, një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, si dhe përmirësimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Ai i shprehu Presidentes Osmani mbështetjen e plotë të LDK-së për këtë iniciativë, duke theksuar se forcimi i paqes, aleancave — veçanërisht me Shtetet e Bashkuara — dhe rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jenë prioritet.
LDK, sipas Abdixhikut, mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët strategjikë.



Të tjera
Distria Krasniqi merr të artën në Paris
Limoni dhe portokalli, arma e re kundër peshës
Valon Syla për akuzat absurde ndaj katërshes së UÇK-së: Nuk mundet me u mbulu as me fakte, as me kurgjo