Reagimet nga ligjvënësit amerikanë vazhdojnë pas sulmeve të urdhëruara nga Presidenti Donald Trump ndaj Iranit.
Zëvendësudhëheqësi i demokratëve në Senat, Dick Durbin, deklaroi se Trump ka shkelur kufizimet kushtetuese të pushtetit të tij duke urdhëruar bombardimet.
“Veprimet e Presidentit Trump në bombardimin e Iranit e çojnë SHBA-në në prag të një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme, të gjitha këto pa miratimin e domosdoshëm nga Kongresi, siç kërkohet nga Kushtetuta,” u shpreh ai.
Sipas Kushtetutës amerikane, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë, megjithatë presidentët mund të ndërmarrin veprime ushtarake të njëanshme në rrethana të caktuara, veçanërisht për të parandaluar një kërcënim të menjëhershëm.
Edhe pse kritikat janë udhëhequr kryesisht nga demokratët, disa republikanë kanë shprehur gjithashtu pakënaqësi. Ndër ta është edhe përfaqësuesi Thomas Massie, i cili ka bërë thirrje për votimin e një projektligji që do të sanksiononte se çdo veprim ushtarak ndaj Iranit duhet të miratohet nga Kongresi.
Trump reagoi të dielën në rrjetin e tij Truth Social, duke e quajtur Massie “një forcë negative” që nuk përfaqëson bazën republikane.
Massie iu përgjigj me ironi: “[Trump] shpalli kaq shumë luftë ndaj meje sot, saqë duhet të kërkonte një Akt të Kongresit.” /mesazhi



Të tjera
Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte
Tolaj tregon se është i Gjilanit, jo i Ballkanit
Shoqata e Industrisë së Qumështit kërkon llogari: Publikoni dokumentet e inspektimit në VITA dhe garantoni transparencë!