Ligjvënësit përleshen në parlamentin turk, shkak ndalimi i kryebashkiakut pro-kurd

Ligjvënësit nga Partia AK në pushtet e Turqisë dhe Partia pro-kurde DEM, u grindën në asamblenë e përgjithshme të parlamentit të martën lidhur me ndalimin dhe zëvendësimin e një kryetari bashkie të Partisë DEM në juglindje tw Turqisë.

Të hënën, policia arrestoi Mehmet Siddik Akis, kryebashkiak i provincës juglindore të Hakarit në kufi me Iranin dhe Irakun, vetëm dy muaj pasi ai fitoi pushtetin në zgjedhjet lokale, transmeton Telegrafi.

Ministria e Brendshme e Turqisë tha se Akis luajti një rol të nivelit të lartë brenda milicisë së jashtëligjshme të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ndërsa e zëvendësoi atë me guvernatorin e shtetit.

Pas zgjedhjeve komunale të vitit 2019, Turqia arrestoi pothuajse të gjithë kryebashkiakët pro-kurdë për lidhje të dyshuara me PKK-në dhe i zëvendësoi me zyrtarë shtetërorë. DEM ka mohuar më parë çdo lidhje me PKK.