Lila Moss ka tërhequr vëmendjen me setin e saj më të ri fotografik bardh e zi, ku u shfaq ‘topless’ në poza provokuese dhe plot stil.
Modelja 23-vjeçare, vajza e supermodeles legjendare Kate Moss, po vazhdon të ndërtojë me sukses karrierën e saj në botën e modës.
Fotografitë janë realizuar nga dyshja e njohur e fotografëve Luigi Murenu dhe Iango Henzi, shkruan DailyMail.
Në njërën prej tyre, Lila pozon vetëm me geta transparente dhe një xhaketë me thekë, ndërsa në një tjetër mban mbi supe një pallto me print leopardi, duke parë drejt kamerës me një shprehje misterioze.
Vetëm pak javë më parë, Lila foli për marrëdhënien me Kate Moss në një intervistë për British Vogue, ku tregoi detaje nga festa e 50-vjetorit të modeles dhe pranoi me humor se shpesh “vjedh” rroba nga garderoba ikonike e nënës së saj.
Ajo zbuloi gjithashtu se vesi i saj më i madh është përdorimi i TikTok-ut para gjumit, ndërsa tregoi se Kate fsheh pjesët më të vlefshme të arkivit të saj të modës për të mos ia marrë vajza.






Të tjera
Kur bëhet fjalë për konceptet rreth gjinisë, fëmijët janë çuditërisht fleksibilë
Tre kickboksierë kosovarë sigurojnë gjysmëfinalen në Kupën Botërore “Turkish WAKO World Cup”
“TENSION NË SKENDERAJ” — Lushtaku s’paraqitet ende në polici, PDK mobilizohet për tubim para stacionit!