Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se shteti i tij është i shqetësuar për ato që i ka cilësuar si “vendime të njëanshme së fundmi nga Kosova”.
Këtë deklaratë presidenti Macron e dha në në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.
“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është pjesë integrale e qasjes ndaj Bashkimit Evropian. Dhe kjo çështje nuk do të zgjidhet pa një kompromis nga të dyja palët. I përgëzoj autoritetet serbe për vendimet e tyre nga fundi i vitit të kaluar, të cilat mundësuan zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Ne kemi thënë se jemi të shqetësuar për lëvizjet e njëanshme të fundit të Kosovës dhe ato nuk janë shenjë e mirë. Ne do të ndjekim me kujdes dhe jemi të përkushtuar për formimin e ZSO-së”, tha Macron.



Të tjera
Si t’i rregulloni problemet me lëkurën që shfaqen gjatë verës
Veshjet në punë sipas ditëve të javës
Studimi: Stresi më i keq, ai nga kolegët e punës