Ministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në takim është diskutuar për thellim të bashkëpunimit dypalësh – në fushën e mbrojtjes, raporton KosovaPost.
“Fokus i veçantë iu kushtua ndërtimit të kapaciteteve, proceseve të prokurimit, si dhe angazhimit të përbashkët në misione dhe iniciativa ndërkombëtare” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it britanik dhe FSK-së.



Të tjera
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
Rivaliteti që ndez basketbollin kosovar: Trepça kërkon ‘mbretërinë’, Bashkimi synon hakmarrjen
Palatova – Kurtit: Brukseli nuk mund thjesht t’ua japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet