Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, ka marrë pjesë në “TRT Forum 2025” në Stamboll, si folës në panelin “Beyond Techno-Feudalism: Democratising AI Innovation, Governance, and Access”, transmeton KosovaPost.
Në një postim në rrjetet sociale Maqedonci theksoi se ky forum mbledh udhëheqës dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar çështje globale me rëndësi për të tashmen dhe të ardhmen.
“I ftuar si folës në panelin “Beyond Techno-Feudalism: Democratising AI Innovation, Governance, and Access”, mora pjesë në “TRT Forum 2025” në Stamboll, Republikën e Turqisë. Ky forum mbledh udhëheqës dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar çështje globale me rëndësi për të tashmen dhe të ardhmen”, ka shkruar Maqedonci.
Tutje, ai sqaroi se ‘TRT Forum 2025’ përbën një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.



Të tjera
Sporti ndihmon në përmirësimin e shikimit
Izr@eli i jep SHBA-së tokë palestineze të konfiskuar për ndërtimin e ambasadës amerikane në Kuds për 1 dollar
Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për kr*ime në Kosovë, jo për politikë