E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti.
Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes njoftimit për media, thotë se marrëdhënia ShBA-Kosova mban potencial të fortë, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke të paqes dhe stabilitetit rajonal.
“Anu Prattipati u takua sot me kryeministrin Albin Kurti pas formimit të qeverisë së re. Marrëdhënia SHBA-Kosovë mban potencial të fortë, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim angazhimin konstruktiv për të avancuar prioritetet reciproke të paqes dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Rritet buxheti për Komitetin Paralimpik të Kosovës për vitin 2026
Këto janë simptomat që paralajmërojnë për atak kardiak te femrat
Arteta e paralajmëron Simeonen: Në fushë si bisha