Anthony Albanese u bë kryeministri i parë australian që lidhi kurorë ndërsa ishte në detyrë, pasi u martua me partneren e tij Jodie Haydon në një ceremoni private të shtunën.
Dasma pritej gjerësisht të mbahej këtë vit, pasi Albanese i propozoi Haydon-it ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar.
Por data dhe detajet e ceremonisë u mbajtën sekret, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Çifti u martua në një ceremoni të vogël në prani të familjes dhe miqve të ngushtë në The Lodge në kryeqytetin Canberra, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë.



Të tjera
Pas 27 vjetësh, publikohet lista preliminare e viktimave
Pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit marrin dritën jeshile për votim
Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve