Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në bashkëpunim me Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovës, organizon një Forum Diskutimi me temë “Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”.
Qëllimi është për të shënuar 25 vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe lansimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat, për të dëgjuar zërat e grave në sektorin e sigurisë, për të ndarë mësimet e nxjerra dhe për të eksploruar strategjitë e ardhshme për ta çuar përpara agjendën për GPS në Kosovë.
Të ftuar janë: Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Kosovës, Giovanni Pietro Barbano, Shef i Misionit EULEX, Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Ismail Dibrani, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim