Është mbyllur pas rreth dy orë e gjysmë protesta e opozitës në ambientet e jashtme përballë Kuvendit të Shqipërisë.
Protesta u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Ashtu sikurse edhe në protestat e opozitës përballë Bashkisë Tiranë, edhe në këtë tubim u ndoq i njëjti skenar me djegien e gomave dhe hedhjen e vezëve në drejtim të policisë.
Si pasojë e përplasjes u plagosën lehtë dy efektivë të policisë, ndërkohë që uniformat blu përdorën dhe spray lotjsellës për shpërndarjen e turmës.
Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Rama ik”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.
Protesta e opozitës vjen pas investigimit të emisionit Rai 3, ku u hodhën akuza për lidhje të qeverisë me personazhe të inkriminuar.
Të tjera
Brnabiq shpërthen me fyerje në seancë, shan me nënë deputeten e opozitës dhe profesoreshën serbe
Shkelje në kontrata, tenderë e pagesa – 17 milionë euro të keqpërdorura në Komunën e Prishtinës, VV ngre alarmin për keqmenaxhim
Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja