Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur nga FIFA, kjo i ka çartuar serbët në prag të ndeshjes me Shqipërinë e cila luhet me 11 tetor (20.45) në Leskovc në kuadër të Grupit K të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Media serbe “Informer”, është e elektrizuar me titullin e mediumit kroat “24 Sata” e cila tallet me dënimin që morën serbët.
“Me shqiptarë para një grushti njerëzish”, është titulli i mediumit kroat.
FIFA ka ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë për incidentin që lidhet me rendin dhe sigurinë, për shkak të sjelljes së pahijshme dhe diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese me Anglinë.
FIFA e ka gjobitur Federatën Serbe të Futbollit me 80,000 franga zvicerane (85,422 euro) dhe ka urdhëruar uljen e kapacitetit për ndeshjen e tyre të radhës me 20 për qind e vendeve për ndeshjen Serbi-Shqipëri në Leskovc, dhe kapaciteti do të jetë vetëm 6,500 persona.



Të tjera
PZAP-ja refuzon të gjitha ankesat
Ndahet nga jeta njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së në Prizren
Kurti: Çdo emër në listën e viktimave përfaqëson një jetë të humbur, Serbia duhet të hapë arkivat për krímet e lúftës