Mediat serbe thonë se autoritetet e Serbisë po vazhdojnë të hetojnë ngjarjen e vrasjes së policit serb dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, raporton Sinjali.
I dyshuari kryesor i kësaj ngjarje ishte shtetasi kosovar i arratisur nga burgu i Kosovës, Faton Hajrizi i cili u vra nga policia serbe pasi nuk i’u bind urdhërit për t’u dorëzuar.
Faton Hajrizi u vra nga policia në një fabrikë të braktisur në afërsi të Lloznicës pasi qëlloi mbi ta kur donin ta arrestonin. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi në drejtim të oficerëve. Siç mësohet, një polic, i cili ishte në patrullë në momentin e të shtënave, thuhet se u qëllua.
Tashmë policia serbe po vazhdon hetimet e mëtejshme për rastin, ku përmendet se është duke u kontrolluar edhe telefoni i Faton Hajrizit.



Të tjera
Thinja në moshë të re? Cilat janë arsyet
Zhegrova në bankë rezervë në derbin ndaj Torinos
Paraburgoset Astrit Isufi, i dyshuari për vr@sjen e dyfishtë në Malishevë