Pasi larjes, por edhe kur janë të thata nganjëherë është problem krehja e flokëve.
Shpeshherë flokët edhe mund të dëmtohen gjatë krehjes, prandaj duhet pasur kujdes në këtë rutinë, transmeton Klan Kosova.
Ne do ju sjellim disa truke për të mos i dëmtuar flokët kur i krihni.
Pastrojeni krehërin mirë
Para se të bëni çdo veprim, pastroni krehërin mirë. Krehëri duhet pastruar së paku një herë në javë, pasi largimi i baktereve, yndyrës dhe pluhurit është shumë e rëndësishme.
Krihini flokët para dushit
Krehja e flokëve para dushit është shumë e rëndësishme dhe ka një sërë dobish. Flokët do të jenë më të lirshëm, do të lahen më mirë dhe nuk do të këputen. Gjithashtu edhe yndyra e flokut do të jetë e shpërndarë njëlloj.
Mos i krihni flokët kur janë të lagur
Krehja e flokëve të lagur i dobëson ata. Megjithatë shumë persona e kanë të pamundur që të mos i krehin flokët pas shampos.
Këshilla më e mirë është që të përdorni shampon e duhur, balsam dhe maskë.



Të tjera
Ushqimet që ndihmojnë ata që kanë mëlqinë e dhjamosur
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë