Milani ka nevojë të madhe për transferimin e një mbrojtësi të djathtë dhe duket se atë e ka gjetur në Angli.
Drejtuesit e gjigantit italian nuk kanë qenë aspak të kënaqur me atë se çfarë kanë treguar Alessandro Florenzi dhe Davide Calabria sezonin e kaluar.
Kësisoj ata prej kohësh janë në bisedime me Tottenham Hotspur për transferimin e mbrojtësit të djathtë Emerson Royal në San Siro.
Calciomercato ka raportuar se marrëveshja mes palëve tanimë është arritur, me Milanin që ka pranuar të rritë ofertën në 20 milionë euro.
Spurs nga ana tjetër është dashur të ulin çmimin e kërkuar fillimisht prej 25 milionë eurove për anësorin brazilian.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për tu mbyllur marrëveshja me brazilianin që pritet të prezantohet me fanellën kuqezi.



Të tjera
Studenti nga Serbia: Serbët në Kosovë jetojnë mirë, tjerat janë propagandë
Çfarë i ndodh trupit nëse hani hudhër dhe mjaltë me stomak bosh për 7 ditë
Temperaturat deri në 33 gradë Celsius gjatë javës që ardhshme, parashikohen edhe reshje shiu