Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka akuzuar LDK-në dhe PDK-në se po shpërndajnë vërtetime mjekësore për të votuar me asistencë në Prishtinë dhe Kaçanik.
Ai ka thënë se kjo po bëhet nga mjekë, që janë të afërt me këto parti.
“Kur mjekët e LDK-së në Prishtinë dhe të PDK-së në Kaçanik e marrin rolin e noterit e shpërndajnë vërtetime mjekësore për të autorizuar votime me asistencë ose përndryshe blerje e votës me letra. Në raporte mjekësore në vend të diagnozës dhe terapisë, japin autorizime për të votuar me asistencë”, ka thënë ai.



Të tjera
Gjykata në Serbi i cakton 30 ditë par@burgim kosovarit Osman Selmani
Arianit Koci për Osman Selmanin: Është 74 vjeç, s’ka lidhje me akuzat që i ngarkohen në Serbi
Pse jemi gjithmonë të lodhur?