Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka reaguar Qeverisë Kurti, duke i pyetur se a nuk paska ikur banda e Radojiçiqit.
Molliqaj përmes një postimi ka thënë se në krahu i djathtë i Rdojiçiqit paska qenë tër kohën rrotull, duke i reaguar deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, pasi që ky i fundit tha “dora e djathtë e tij (Radojiçiqit), Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari kryesor për sulmet në veri.
Postimi i plotë:
A nuk na paska ikur banda e Radoiçiqit? A nuk e keni ndjekur, siç thonit? Si e shpallët të lirë një hapësirë ku kriminelët i paskëshit me emra dhe mbiemra, cilët dhe ku janë? Krahu djathtë i Radoiçiqit paska qenë tërë kohën rrotull? E çka ndoqët ju? Kë ndoqët?
Nëse ishin këtu apo nëse ilegalisht kanë hyrë, përgjegjësia bie mbi juve, që nguteni të ngrisni flamurin e fitorës, duke rrezikuar vendin, e marshoni me propagandë, roje e mbrojtje kur shkoni andej urës. Ju kemi parë
Ajo pika e fortë e Kurtit, veriu i vendit, na u bë popllavë prej rrene.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë