Rap-artisti shqiptar, Mozzik, ka qenë prej kohësh i komentuar në media e shtypin rozë.
Ai së fundmi ishte i ftuar në ‘Reload’, ku ka folur për albumin e ri, jetën private e po ashtu edhe për të kaluarën.
Mes tjerash, këngëtari u pyet edhe për jetesën në Zvicër meqë ishte disa vite më parë për shkak të lidhjes me Loredana Zefin.
28-vjeçari thekson se Zvicra është një vend shumë i ftohtë dhe se njerëzit atje janë të tillë.
Megjithatë, krijuesi i hitit “No lie” thotë tutje se nuk mund të jetojë larg prindërve të tij.
Mozzik për Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në 28 vite jetë
Lexo po ashtu
Mozzik për Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në 28 vite jetë
“Për mua ka qenë sfiduese pak, unë sado që jam rritur në jetë e karrierë e kam shumë problem me jetu larg prindërve. E kam, nuk mundem. Më së shumti që më ka ndodhur është një orë e gjysmë larg”, u shpreh ai.
Mozzik shtoi: “Në Zvicër kur pata shku ka qenë shumë sfiduese, sado që kahja ime jetësore mori kahje tjetër. Zvicra është vendi më i ftohtë ku kam jetuar. Njerëzit janë, e kanë një dashuri të njerëzve ndryshe. Në Gjermani është ndryshe. Liberalizimi i vizave nuk e di sa ka luajtur rol tash. I kemi vizat, kudo që kemi me shku shkojmë”.



Të tjera
Shenjat se ke rënë “qetësisht” në depresion
Sllovenia do të transmetojë filma për Palestinën në vend të Eurovision
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president