Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ia ka refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zyrtari i kabinetit të MPJD-së, Leutrim Sahiti.
“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Sahiti.
Ndërsa, zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha të mërkurën se drejtorit të saj, Petar Petkoviq, i është ndaluar vizita në Kosovë për “të qenë pranë serbëve për Vidovdan”.
Ndryshe herën e fundit që Petkoviqit iu refuzua kërkesa për të hyrë në Kosovë ishte para dy muajve me qëllim që të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve në manastirin e Graçanicës.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim