Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka ndarë një mesazh gjatë rrugës për në Kosovë, pas takimeve që zhvilloi me bashkëatdhetarët në diasporë, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi, ajo bëri të ditur se do t’i bashkohet tubimit të madh në Gjakovë, ku kryeministri në detyrë Albin Kurti pritet të prezantojë kandidatët e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Pas takimeve të përzemërta me bashkëatdhetarët tanë, rrugës për Kosovë.
Shifemi pas pak në tubimin në Gjakovë, ku Kryeministri Kurti do të prezantoi kandidatët e listës fituese. LëvizjaVETËVENDOSJE! 116”, ka shkruar ajo.



Të tjera
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar
Kreu i MIT, Kalin: Partneriteti i fortë dhe marrëdhëniet e barabarta janë të një rëndësie kritike në NATO