Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, partitë opozitare po shesin moral politik.
Miftari në veçanti ka kritikuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn pas kritikave të fundit që po i bën ndaj kryeministrit Albin Kurti.
“Freno pak Ramush, hajnitë, tenderët dhe kumaritë tuaja me Rakiçiqn, Simiqin e Radoiçiqin, dhe me ‘zagarët’ e Vuçiqit nuk mundet me i mbulu tani me etiketa dhe kritika kundër Qeverisë. Rrenat dhe urrejtja e juaj patologjike janë aq të dukshme që as fëmijët nuk i besojnë”, thotë Miftari.
Miftari thekson se pushteti në botën demokratike merret vetëm me votën e lirë dhe jo me urrejtje.
“Me rrena, etiketime dhe me vëllavrasje, pushteti nuk merret, e as me veteran të rrejshëm. Ndoshta vetëm pragun mundesh me kalu, por pushtetin harroje”, shton tutje ai.
Ish-agjenti thotë se fuqia votuese e LVV-së është shumë më e fortë dhe nuk krahasohet me fuqinë e një familje.
“U bëre gjatë luftës me Tahir Zemajn duke shpresuar në milionat e 3%, pasluftës me Ibrahim Rugovën dhe e tradhtove, u bëne me Thaçin e tradhtuar, u bëtë me LVV-në e tradhtuar, Qakorrin e tradhtove, u bëne me Mustafën e Hotin i tradhtuar e deri te PSD-ja e vogël që e tradhtuar dhe tash ka mbetur vetëm partitë e nën pragut që t’i tradhtoni”, thekson ai.
Miftari sygjeron që të largohet nga politika pasi siaps tij, nuk i beson më askush.
“Futu hapur në biznes me milionat që i ke nga tokat e babës e të Zvicrës që i ke dhe shpëtoje AAK-në”, thekson Miftari.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë