NASA ka transmetuar aksidentalisht një simulim të astronautëve që trajtohen për sëmundje dekompresimi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), duke nxitur spekulime për një emergjencë.
Bëhet e ditur se kanali i drejtpërdrejtë i NASA-s në YouTube ka transmetuar një audio që tregonte se një anëtar i ekuipazhit po përjetonte efektet e sëmundjes së dekompresionit (DCS).
Disa entuziastë të hapësirës postuan në lidhje me audion me paralajmërime se kishte një emergjencë serioze në ISS, shkruan Reuters.
“Kjo audio u devijua pa dashje nga një simulim i vazhdueshëm ku anëtarët e ekuipazhit dhe ekipet tokësore stërviten për skenarë të ndryshëm në hapësirë dhe nuk lidhet me një emergjencë të vërtetë”, thuhet në postimin e ISS.
Ndryshe, DCS i cili shkaktohet nga azoti ose fluska të tjera gazi në qarkullimin e gjakut për shkak të një ndryshimi në presionin atmosferik, mund të ndikojë në sistemin nervor qendror dhe është potencialisht fatal.
Anëtarët e ekuipazhit në ISS ishin në gjumë në kohën e transmetimit audio, ndërsa përgatiteshin për një shëtitje në hapësirë.
Të tjera
Haxhiu: 3400 profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova gjatë 3 viteve të fundit
Kurti i thirr qytetarët të aplikojnë për Çmimet e Vullnetarizimit
Zhegrova, Muriqi e Muslija përjashtohen nga grumbullimi