Nga sot e deri më 26 janar të gjithë ata që kanë pësuar dëme në ekonomitë familjare dhe në biznese si shkak i vërshimeve në komunën e Mitrovicës së Jugut mund të aplikojnë për vlerësimin e këtyre dëmeve, transmeton KosovaPost.
Kjo pasi nga kjo e hënë është afati për të aplikuar për kompensim dëmesh.
“Të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet ftohen që, brenda afatit të përcaktuar, të paraqesin kërkesën e tyre pranë Zyrës Pritëse (Qendra për Shërbime të Qytetarëve) në Komunën e Mitrovicës”, thuhet në njoftim, derisa kanë treguar se çfarë dokumentacioni duhet të paraqesin qytetarët e prekur nga vërshimet kur aplikojnë.
“Formulari i aplikimit (merret në zyrën pritëse të Komunës), të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues), kopje e letërnjoftimit, numri i anëtarëve të familjes, adresa dhe numri i shtëpisë/objektit, fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara në vendin e dëmtuar, konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit), çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës së Jugut.



Të tjera
Nisin në Hagë seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë
Disa gjëra për të cilat njerëzit pendohen kur plaken
Sa shpesh duhet t’i lajmë çarçafët?