Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur ase është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e mbi 200 shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës.
Kjo, sipas Krasniqit u bë në bashkëpunim me kreun e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastratin.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qëndrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjeve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre”, shkruan Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
“Mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, si fillim për një jetë e re për këto familje”.
Të tjera
Grenell i përgjigjet Konjufcës, pasi tha se Administrata Biden dhe Obama, e kanë dëmtuar Kosovën në raport me Serbinë
E thotë Buzhala: Si Rugova, si Kurti, kanë prishë shumë matematika
Mbrojtësi i viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK-së: Mendojmë t’i thërrasim 3-4 dëshmitarë, njëri është ekspert