Ka nisur ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një projekt që synon të përmirësojë lidhjet infrastrukturore dhe lëvizjen ndërmjet zonave në të dy anët e lumit.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ndërtimi i urave kontribuon në forcimin e lidhjeve mes komuniteteve dhe rritjen e lirisë së lëvizjes.
“Sa më shumë ura të ndërtohen, aq më e fortë është lidhja, duke sjellë më shumë liri të lëvizjes dhe qarkullim më të madh”, u shpreh Kurti.
Sipas tij, ura e re do të jetë 65 metra e gjatë dhe 21.5 metra e gjerë, ndërsa do të lidhë fshatrat Zhabar dhe Gushac me Vidimriqin.
“Me urën e re, e cila do të jetë 21.5 metra e gjerë dhe 65 metra e gjatë, afrojmë Zhabarin e Gushacin me Vidimriqin, dhe po ashtu revitalizojmë gjithë zonën përreth saj në kuadër të projektit zhvillimor për Ibrin”, tha kryeministri Albin Kurti.



Të tjera
Haxhiu takon kryeministrin çek, flasin për rrugën evropiane të Kosovës
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen sipas planit
Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja