Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se ka nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, përcjell KosovaPost..
Më këtë rast, ajo ka thënë se synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin.
”Ky rishikim synon të krijojë një balancë të drejtë mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm duke ridefinuar statusin e zonave të banimit. Procesi do t’u përshtatet specifikave të tri rajoneve: Rugovës, Lugut të Butë dhe Deçanit, me qëllim që të garantohet një jetë e dinjitetshme për banorët dhe të ruhen traditat, kultura, historia dhe natyra e këtyre zonave”, ka shkruar ndër të tjera ajo.



Të tjera
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin
Hoti: Nuk do të lejojmë që të rinjtë të mbeten pa zanat dhe pa punësim
Fushata zgjedhore zhvendoset në diasporë, partitë në garë për votën e mërgatës – çfarë tregojnë tubimet e fundit?