Policia e Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj vizite Policia e Kosovës do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend.
Për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, policia ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.
“Ndërprerjet do të jenë në intervale të shkurtra kohore në rrugët ku pritet të kalojë eskorta, ndërsa sipas nevojës do të bëhet edhe riorientimi i trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik gjatë kësaj periudhe.



Të tjera
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka
Përdorimi i dezinfektuesit: A e dobëson sistemin imunitar?