Policia e Kosovës ka njoftuar se një 15 vjeçar me inicialet N.SH. sot ka gjetur një 180 euro dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacionin policor.
Pas veprimeve të menjëhershme verifikuese nga ana e zyrtarëve policorë, është arritur të identifikohet pronarja e këtyre parave, qytetarja me inicialet F.H., nga Shtimja.
Në prezencën e policisë, shuma prej 180 eurosh i është kthyer pronares, e cila falënderoi nxënësin për gjestin e tij.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon nxënësin N.SH. për këtë veprim human dhe shembullor.
Ky akt dëshmon jo vetëm edukatën e tij familjare, por edhe besimin e qytetarëve te policia.
Me këtë rast, policia i uron nxënësit shumë shëndet dhe suksese në procesin mësimor dhe në të ardhmen, duke inkurajuar të gjithë qytetarët që për raste të tilla të bashkëpunojnë me policinë.



Të tjera
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka
Përdorimi i dezinfektuesit: A e dobëson sistemin imunitar?