Në një intervistë Noizy ka folur për vajzën e tij. Këngëtari ka treguar se ajo tashmë është 17 vjeçare dhe se kanë raporte të mira së bashku.
“Për shkak të rrethanave të jetës sime dhe mamit të saj, nuk është mundësia që ne t’i kemi marrëdhëniet si një familje normale. Tani vajza është e rritur, është 17 vjeç dhe ne mundohemi të kemi kontakte. Flasim në telefon, vjen rri këtu te shtëpia ime me mamin, babin (gjyshërit) dhe i ka më të afërt. Angazhimet e mia të tepërta nuk më kanë lënë të kem një komunikim të vazhdueshëm me vajzën dhe familjarët e mi”, duke shtuar se në të ardhmen, do t’i thotë “stop” angazhimeve të tepërta, për t’u bërë një baba shembullor.
“Përherë ka vend për t’u bërë më i mirë, në gjithçka”, u shpreh ai.
Noizy tha se vajza e tij është e mrekullueshme dhe ajo e ka bërë atë më të dashur dhe më të kujdesshëm. Reperi theksoi gjithashtu se e bija nuk shkon në koncertet e të atit dhe se as ai vetë nuk do të donte që ajo të shkonte në çdo koncert.
“Unë kam shumë këngë, rreth 400 këngë gjatë gjithë karrierës sime dhe shumicën e këngëve nuk do të donte t’i dëgjonte vajza ime dhe kjo këshillë shkon për të gjithë fansat e mi adoleshentë”.
Të tjera
Hoxhaj: Kurti po hap rrugën e agjendës së Beogradit
A ka pjesëtar të FSK-së që punon edhe taksistë, zv/ministri i Mbrojtjes: S’mund t’i përcjellim, ushtarët tanë paguhen mirë
Berisha: Me 7 euro nuk mbahet ushtari i FSK-së