Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ergogan është një mik i dëshmuar i Kosovës dhe një zë i fuqishëm për të drejtën.
“Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët”, ka shkruar Osmani.
Tutje Osmani ka thënë se presidenti turk është “një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë”.



Të tjera
UP të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Islami: Aleksandër Vuçiq, ky imitues i Sllobodan Millosheviqit
Konsumoni ullinj çdo ditë, parandaloni këto sëmundje